VIDEO/ Show dhe kërcënime, Klopp ngre alarmin: Do tërheq ekipin
Fillimisht show në Carabao Cup, më pas kërcënime. Jurgen Klopp nuk ka kohë as të shijoj fitoren spektakolare përballë Arsenal, ku siguroi një biletë në për fazën çerekfinale, i duhet të mendoj menjëherë për angazhimin e radhës. Tekniku gjerman është kundra kalendarit asfiksues, ndërsa lëshoi dhe një deklaratë të bujshme:
“Nëse nuk gjejmë një datë të përshtatshme për ne do të thotë se nuk do të luajmë fare, kushdo të jetë kundërshtari jonë në çerekfinale, nuk do zbresim në fushë”. Të gjithë prisnin një Klopp të buzëqesh pas këtij kualifikimi por jo:
“Nuk e kam bërë un kalendarin, janë persona të tjerë që duhet të shqetësohen. FIFA thotë se duhet të jemi për Botërorin e klubeve, sigurisht që do të shkojmë. E njëjta gjë edhe në Premier League, ku nuk mund të mungojmë. Më pas është edhe Carabao Cup, dëshirojmë ta luajmë këtë turne, por nuk dëshirojmë që ndeshja të zhvillohet ditën e Krishtlindjeve në orën 3 të mëngjesit. Deri më sot problemi i kalendarit është injoruar por është më mirë që këto probleme të bëhen publike tani, nuk duam të jemi ne viktima e këtij sistemi”, theksoi tekniku gjerman.