VIDEO/ Skandal në Champions, Crvena Zvezda pritet në Qipro me thirrjet: “Kosova është Serbi”
Megjithëse është një ndeshje në Champions dhe nën logon e UEFA-s, ajo mes Omonia Nicosia dhe Crvena Zvezda ka nisur me kore nacionaliste dhe raciste.
Skuadra serbe është pritur në kryeqytetin qipriot nga tifozët vendas me thirrjet “Kosova është Serbi”.
Një skandal i vërtetë, aq më tepër kur bëhet fjalë për një ndeshje në turneun më të rëndësishëm të futbollit europian për klube siç është Champions League.
Jo vetëm kaq, pasi futbollistët serbë siç duket edhe nga fotot e publikuara nga vetë klubi I janë përgjigjur thirrjeve me gjeste nacionaliste që janë të dënueshme nga UEFA.
Kosovo is Serbia
Red Star support from
APOEL ULTRASOrthodox Brothers@crvenazvezdafk @apoelfcofficial pic.twitter.com/4kn4ssH7TY
— Orange Eye (@OrangeEye7) September 15, 2020