VIDEO/ Tifozët e Barcelonës irritohen nga lajmi për largimin e Messit, fillojnë protestat në rrugët afër “Cam Nou”

Shumë tifozë të Barcelonës janë mbledhur në afërsi të stadiumit “Camp Nou” për të protestuar kundra largimit të Messit nga ekipi i tyre i zemrës. Tifozët shfaqen të revoltuar dhe kërkojnë largimin e drejtuesve të klubit me qëllimin e vetëm që Messi të qëndrojë në Barcelonë.

Nën thirrjet “Messi qëndro”, tifozët kanë mbushur ambientet në afërsi të stadiumit “Camp Nou”.

Kujtojmë se Messi është shprehur publikisht për largimin e tij nga ekipi spanjoll dhe përflitet se është shumë afër transferimit te Manchester City.

SHKARKO APP