Video/ Trajneri i thotë gazetares: Mund të hash edhe ndonjë shpullë!

Dejvid Mojes është trajneri i Sandërlendit, por edhe mund të mos jetë. Ish-drejtuesi i Mançester Junajtidit dhe Evertonit, e ka futur veten në telash për shkak të gjuhës së tij të “gjatë”, ndërsa intervistohej muajin e kaluar.

Mojes ishte përballë gazetares së BBC-së, Viki Sparks, dhe siç duket i bezdisur nga pyetjet e saj, u hodh përpjetë duke i thënë se “mund të përfundosh duke ngrënë ndonjë shpullë, edhe pse je grua”.

Tashmë, një stuhi e vërtetë është ngritur mbi kokën e trajnerit, edhe pse ai i kërkoi falje Vikit publikisht për fjalët e thëna. Ministrja në hije e sportit e laburistëve, Dr. Rozena Alin-Han, e quajti të shëmtuar sjelljen e tij dhe kërkoi që Federata të ndërhynte duke e shkarkuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ish-sulmuesi i Anglisë, opinionist në BBC, Geri Lineker, theksoi se Mojes u soll me gazetaren me përçmimin më të madh dhe se sjellja e tij ishte e pafalshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vetë Mojes ka deklaruar se nuk do të japë dorëheqjen, por presioni është i madh dhe Federata ka nisur të veprojë./sfidanti.al/

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=swwkLkTGOEg” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?