VIDEO/ Ushtrimet e ditës së 25-të, çfarë duhet të bëjnë futbollistët
Federata e Futbollit siç ju ka njoftuar me herët po vijon me programin stërvitor në kushte karantine për shkak të pandemisë COVID-19.
Zëvendës përgatitësi atletik i skuadrës kombëtare, Luca Laurenti, së bashku me Iris Selimin, do të shpjegojnë sot ushtrimet e radhës që duhet të realizojnë futbollistët profesionistë, e deri tek mosha U-15 meshkuj dhe femra.
Sipas udhëzimit gjatë ushtrimeve nëse është e mundur duhen: tapet, llastik, pesha të ndryshme, ujë për të pirë dhe një litar.
Të gjitha videot e tjera në lidhje me stërvitjen nga shtëpia, i gjeni në menunë “#RriNëShtëpi”. /fshf.org