VIDEO/ Vazhdon sfida e letrës higjenike, shijoni klasin e brazilianit Kaka

Izolimi nga Coronavirusi vazhdon në mbarë botën dhe gjëja më e mirë që mund të bëjmë në këto ditë është të qëndrojmë në shtëpi. Bota e sportit është komplet e pezulluar dhe shumë figura të njohura janë përfshirë në sfida të ndryshme mes tyre, të cilat më pas janë bërë dhe virale.

Në sfidën e letrës higjenike është përfshirë dhe legjenda e Milanit, Ricardo Kaka. Braziliani është nominuar nga një mik i tij, pastor, dhe ai e ka pranuar me kënaqësi ftesën. Fituesit të Topit të Artë përveç xhonglimit të lëtrës higjenike, i është kërkuar të bëjë dhe disa pompa me letrën në kurriz.

Këtë gjë Ricky nuk e ka  bërë dot, por në xhonglim klasi është si dikur. Ai e ka postuar videon në “Instagram”, ku ka nominuar dhe dy miq të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kur një pastor ju sfidon ty, më mirë të pranoni  Craig Groeschel, e pranoj sfidën, por jo të bëj pompa. Tani sfidoj dy pastorë të tjerë, Jose Bruno Rinaldo Luiz de Seixas Pereira”, shkruan Kaka.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?