VIDEO/ Vllaznia trondit Kukësin, a ka frikë Shpëtim Duro nga shkarkimi?
Në javën kur të gjithë pretendentët, ose më sakte ekipet e sipërme të klasifikimit, Partizani, Teuta, Tirana e Bylis ishin ndalur, për Kukësin konsiderohej një bonus i madh, një mundësi e artë për të rimarrë kreun por me sa duket verilindorët nuk i kishin bërë mirë llogaritë me Vllazninë. Në letër shihej si një sfidë mese e kalueshme, por në fushë Vllaznia jo vetëm që bëri lojën e saj por goditi Kukësin në të paktat raste që iu krijuan duke marrë një fitore të madhe që i fut shkodranët vallen e ekipeve kryesuese ndërsa Kukësi mund të ngushëllohet me faktin që diferenca me ekipet e kreut nuk është e madhe, vetëm dy pikë, te ky detaj kapet fort dhe trajneri Shpëtim Duro:
Pavarësisht ecurisë jo pozitive, Shpëtim Duro nuk është as i shqetësuar e nuk ndihet kurrsesi i rrezikuar. Për sa kohë ekipi nuk ka dalë nga objektivat e klubit, Duro mund të qëndroj i qetë dhe as që e mendon shkarkimin. Humbja përballë 2-1 përballë Vllaznisë e vendos Kukësin në pozita jo komode, askush nuk e imagjinonte që pas 7-të javësh do të pozicionoheshin në vendin e 7-të në kuotën e 10-të pikëve, 3 fitore, 1 barazim, 3 humbje.