VIDEO/Duka reagon për herë të parë, pasi Bashkim Fino shpalli kandidaturën për president
Dje në mbrëmje Bashkim Fino shpalli kandidaturën për president të Federatës. Përballë tij do të jetë presidenti aktual, Armand Duka. Ky i fundit ka qenë i pranishëm në ambientet e Kryqit të Kuq, ku ka firmosur një marrëveshje bashkëpunimin, ai ka falënderuar kundërshtarin që do të kontribuojë për futbollin.
“Sot kemi ardhur për një marrëveshje me kryqin e kuq, për të rritur standardet e futbollit, për të ndihmuar ekipet me sa më shumë ndihma mjekësore apo emergjenca që kanë në fushën e lojës. Mendoj se duhet t’i japim vëmendje këtij aktiviteti. Për të gjitha gjërat e tjera do të kemi kohë të flasim për fushate. Dua ta falënderoj Finon që është kandidat dhe ka ndërmarrë këtë hap.
Në çdo hap do të kemi mundësi që të diskutojmë. Dua ta përjashtoj fjalën debat, me diskutim i cili do të jetë i hapur për të dhënë më të mirën për futbollin. Rëndësi ka që standardet e futbollit të realizohen. Është garë sportive dhe duhet ta marrim me sportivitet”, u shpreh Duka.