Vijojnë çudirat në Lojërat Olimpike/ Atleten xhamajkane nuk e lejojnë të futet në stadium dhe humb garën
Lojërat Olimpike Paris 2024 vijojnë të sjellin çudira nga më të ndryshmet. Ann Fraser-Pryce, atletja nga Xhamajka nuk ka mundur dot të garojë për vendin e saj për një arsye qesharake.
Sportistët që nuk qëndrojnë në fshatin Olimpik dhe nuk vijnë me autobusin e skuadrës, duhej të futeshin brenda në një mënyrë tjetër. Diçka të tillë, Pryce e kuptoi vetëm në fund, kur u afrua te stadiumi.
“Një punonjës i sigurimit më tha se e ndryshuan dje rregullin. Si mund ta ndryshoni rregull dhe të mos tregoni? Pra, ju po i kërkoni të gjithë atletëve të cilët për çfarëdo arsye nuk qëndrojnë në fshat, të mos hyjnë nga porta kryesore?”, ka thënë Fraser-Pryce.
ShaCarri Richardson & Shelly ann Fraser-Pryce aren’t being allowed to enter the Olympic stadium. What an absolute disgrace that the WORLD CHAMPION & the MOST DECORATED 100m CHAMPION of all time aren’t properly protected by their federations. Trash move Paris !! pic.twitter.com/zh683ibHyp
— Roger Myton (@RogerMyton) August 4, 2024