Vijojnë polemikat, kapiteni i Izraelit: Italia ishte në vështirësi, të gjithë i panë festimet e tyre!

Sfida mes Izraelit dhe Italisë, e zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Debrecen, ka përfunduar me një rezultat dramatik 4-5 në favor të skuadrës së Gennaro Gattusos, por edhe me shumë nerva brenda dhe jashtë fushës.

Momentet e fundit të takimit u shoqëruan me përplasje mes lojtarëve, ku në veçanti portieri italian Gianluigi Donnarumma u dallua për reagimet e tij nervoze.

Pas ndeshjes, ka folur edhe kapiteni i Izraelit, Eli Dasa, i cili ka komentuar me tone kritike sjelljen e rivalëve: “Çdokush që ishte këtu e pa Italinë në vështirësi, sikur të luante kundër skuadrës më të fortë në botë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pankina e tyre ishte në delir, dhe kjo tregon gjithçka. U zhvillua një debat, ata ishin shumë emotivë. Ndihej sikur nuk ishin brenda ndeshjes, ndërsa ne e meritonim fitoren. Provuan pak të na provokonin, por kjo është pjesë e futbollit dhe ne shkuam përpara.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas portalit izraelit Sport5, tensioni nuk përfundoi në fushë: edhe në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes pati përplasje verbale, por disa anëtarë të delegacionit italian kërkuan falje ndaj stafit të Izraelit për sjelljen e disa lojtarëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?