Vila: Duhet kujdes ndaj Flamurtarit, synojmë fitoren e Kupës së Shqipërisë (VIDEO)

Fitorja ndaj Partizanit në kryeqytet ka rikthyer moralin te Teuta që është shumë afër vendit të 3-të, që është edhe objektivi sezonal i “djemve të detit”. Këtë të diel durrsakët presin Flamurtarin në Niko Dovana një ndeshje që duhet ta fitojnë me çdo kusht dhe në rast suksesi mund të parakalojnë Laçin në renditje. Në konferencën për shtyp përpara kësaj sfide, Vila foli për objektivat e Teutës teksa nënvizoi se durrsakët synojnë të fitojnë Kupën e Shqipërisë.

“Në letër, normal që është ndeshje e lehtë, por duke parë kampionatin nuk mendoj se ka të tilla. E vlerësojmë maksimalisht Flamurtarin, para disa javësh kemi gabuar me Luftëtarin. Nuk na lejohet asnjë hap fals. Flamurtari nuk ka çfarë të humbasë, e tregoi edhe me Tiranën se di të luajë futboll. Do të hyjmë në fushë si në dy ndeshjet e fundit, me Partizanin dhe Kukësin, ku kemi zhvilluar lojëra të mira.

Ky kampionat ka treguar se nga i pari deri tek i fundit, të gjithë luajnë futboll dhe të hapin probleme. Besoj se kemi zhvilluar një kampionat pozitiv deri tani. Jemi në garë në Kupë dhe kampionat. Shpresoj që për 100-vjetorin e klubit të fitojmë Kupën e Shqipërisë. Ta sjellim atë trofe në Durrës, pasi ka kaq shumë vite që mungon”, deklaroi Vila.

SHKARKO APP