Vinicius Jr në gjurmët e Neymar, barazon ish-yllin e Barçës për numrin e ndeshjeve

Vinicius Jr dhe Neymar përfaqësojnë dy epoka të ndryshme të futbollit brazilian, por edhe dy histori që shpesh kryqëzohen në krahasime. I pari zgjodhi Real Madrid kur Barcelona ishte pranë transferimit të tij, ndërsa Neymar bëri të kundërtën vite më parë, duke veshur fanellën blaugrana në momentin kur shumëkush e projektonte në “Santiago Bernabeu”.

Asnjëri nuk arriti të fitojë “Topin e Artë”, edhe pse në periudha të ndryshme janë konsideruar ndër më të mirët në botë. Neymar u largua nga Europa në moshën 34-vjeçare pas 359 ndeshjesh, shifër që tashmë është barazuar nga 25-vjeçari Vinicius.

Statistikat flasin qartë: në 359 paraqitje, Vinicius numëron 119 gola, 84 asistime dhe 886 driblime. Në të njëjtin numër ndeshjesh, Neymar realizoi 223 gola, 129 asistime dhe 1619 driblime, respektivisht 104 gola, 45 asistime dhe 733 driblime më shumë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në aspektin e trofeve, Neymar fitoi një Champions League, dy La Liga, tre Kupa të Mbretit dhe pesë tituj kampion në Francë me Barcelonën dhe PSG-në, duke qenë edhe golashënuesi më i mirë në Champions dhe Kupën e Mbretit në sezonin 2014-2015.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana tjetër, Vinicius ka në palmares dy Champions League, tre La Liga, tre Botërorë Klubesh dhe një Kupë Mbreti, si dhe u shpall lojtari më i mirë i FIFA-s në vitin 2024.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?