Vinicius Jr vendos të ardhmen, qëndron te Real Madridi

Spekulimet për të ardhmen e Vinicius Junior duket se kanë marrë fund. Sulmuesi brazilian do të vazhdojë të jetë pjesë e Real Madridit, pas bisedimeve pozitive mes lojtarit dhe drejtuesve të klubit për situatën e tij kontraktuale.

Sipas raportimeve të fundit nga Sky Sports News, palët kanë zhvilluar kontakte të frytshme dhe ekziston bindja se Vinicius mbetet një element kyç në projektin afatgjatë të “Los Blancos”. Kështu, zërat për një largim të mundshëm gjatë kësaj vere janë zbehur.

26-vjeçari vazhdon të shihet si një nga figurat kryesore të skuadrës madrilene dhe një prej lojtarëve mbi të cilët klubi synon të ndërtojë të ardhmen. Pavarësisht interesimit nga disa prej klubeve më të mëdha europiane, gjithçka tregon se Vinicius do të vijojë të mbrojë ngjyrat e Real Madridit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për kampionët e Spanjës, kjo përbën një lajm të rëndësishëm në prag të sezonit të ri, pasi ruajtja e yjeve kryesorë mbetet një nga objektivat kryesore në përpjekjen për të konkurruar në të gjitha frontet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?