Vinicius Junior planifikon largimin e bujshëm nga Reali, por verën e ardhshme

Vinicius Junior mund të largohet nga Real Madridi në verën e ardhshme.  Përfaqësuesit e sulmuesit 24-vjeçar, i cili mbërriti në Spanjë në sezonin 2018/19 nga Flamengo, kanë informuar klubin iberik se nuk janë të interesuar të rinovonin kontratën që skadon në 2027, duke qenë se braziliani dëshiron të vlerësojë një ofertë të rëndësishme që ka mbërritur për të.

Ardhja e Kyllian Mbappe këtë verë dhe shfaqja e talenteve si Arda Guler dhe bashkëkombësi Endrick mund ta shtyjë Vinicius të rishikojë të ardhmen e tij në mënyrë që të mos rrezikojë të rrëshqasë në zgjedhjet e trajnerit Carlo Ancelotti.

Për këto arsye, gjithmonë sipas ESPN, Vinicius po mendon të pranojë ofertën përrallore të klubit saudit Al-Ahly, të cilën e refuzoi këtë verë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?