Vinicius tërbohet me Mourinhon: Nuk e prisja, jam shumë i zemëruar me të!

Sulmet e pretenduara të drejtuara nga Gianluca Prestianni dhe kritikat ndaj Vinícius Junior për festimin e golit duke provokuar tifozët e Benfica kanë ndezur polemika të forta në botën e futbollit.
Në qendër të debatit ka përfunduar trajneri portugez Jose Mourinho, i cili është kritikuar ashpër pasi krahasoi festimin e Viniciusit me ofendimet raciste që braziliani ka pësuar gjatë ndeshjes. Deklarata e teknikut ka shkaktuar reagime të menjëhershme dhe përçarje opinionesh në opinionin sportiv.
Një nga zërat më kritikë ka qenë ai i Lilian Thuram, i cili doli publikisht kundër Mourinhos me tone të ashpra. Ndërkohë, sipas raportimeve të emisionit sportiv El Chiringuito de Jugones, Vinícius është “i tërbuar” me “Special One”.
Gazetari Marcos Benito bëri të ditur se lojtari dhe rrethi i tij e kanë konsideruar “të neveritshëm” krahasimin mes një festimi të zakonshëm dhe fyerjeve raciste.
“Nuk e prisnin që një person me një rol kaq të rëndësishëm në futboll të përdorte një argument të tillë, që të shkakton neveri. Janë shumë të zemëruar”, është shprehur ai.
Ditët e fundit nuk ka pasur kontakte të drejtpërdrejta mes Viníciusit dhe Mourinhos, por tensioni mes palëve mbetet i lartë.
KOHA JONË SONDAZH

