Vitaly Klitschko: Nëse Rusia sulmon Ukrainën, do marr mitralozin e do nisem për luftë!

Ish-kampioni i botës në kategorinë e rëndë në boks, Vitaly Klitschko, ka thënë në televizionin Ukraina 24, se në rast të sulmit rus në Ukrainë, do të marrë pjesë në mënyrë aktive në mbrojtjen e vendit.

“Nëse fillon agresioni rus, si ish-ushtar do të marrë mitralozin dhe të nisem në luftë”, tha Klitschko.

Më herët Klitschko pati kritikuar vendimin e Gjermanisë që në Ukrainë të dërgojnë pesë mijë helmeta.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Pesëmijë helmeta, duhet të jetë shaka. Çfarë do të na dërgojë Gjermania tjetër si përkrahje? Jastëkë”, pati thënë i nervozuar Klitschko.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?