Vizitoi pa leje Disneyland-in në Paris, përjashtohet nga fshati olimpik
Notarja paraguaiane, Luana Alonso, 20 vjeçe, u përjashtua nga Fshati Olimpik nga Komiteti Olimpik Paraguaian, pas një vizite të paautorizuar në Disneyland.
Ndonëse Luana e kishte përfunduar pjesëmarrjen në garat e notit, duke mos shkuar përtej kualifikueseve të para.
Larissa Schaerer, shefja e misionit olimpik të vendit të Amerikës së Jugut, nuk ia fali atletes faktin që theu disiplinën.
“Prania juaj po krijon një mjedis të papërshtatshëm brenda ekipit paraguaian dhe ju kërkohet që të largoheni menjëherë nga fshati Olimpik”, thuhet në mesazhin që Luana Alonso mori me email, pasi u largua nga kompleksi për një vizitë turistike në Disneyland, në Paris.
Luana Alonso tashmë është larguar nga Parisi dhe në rrjetet sociale ka treguar se po kthehet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jeton.