Vjen barazimi i parë në Euro 2024, Sllovenia dhe Danimarka bëjnë “paqe”
Sllovenia dhe Danimarka regjistruan barazimin e parë të këtij Europiani me sfidën që u mbyll në barazim 1-1, takim që u luajt në Stuttgart.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e danezëve që shënuan në minutën e 17-të me ane te Cristian Eriksen. Mesfushori realizoi një gol vërtet të veçante pas 1100 ditësh nga takimi me Finlandën ne Euro 2020, ku ai pësoi atak kardiak.
Në pjesën e dytë Sllovenia reagoi mjaft mirë, duke barazuar me Janza që shënoi një supergol në minutën e 77-të. Kështu, Sllovenia dhe Danimarka ndajnë pikët e para në Grupin C.
KOHA JONË SONDAZH

