Vjen humbja e parë e Anchelotti-t me Bayern (VIDEO)

Vjen humbja e parë në ndeshje zyrtare për Karlo Ançelotin në drejtimin e Bajern Mynih.

Atë ia ka shkaktuar Atletiko Madrid në takimin e Ligës së Kampioneve, pasi bavarezët dolën të mundur 1-0 nga “Vincente Kalderon”, në ndeshjen e vlefshme për Grupin D të këtij turneu.

Goli i vetëm i kësaj sfide u realizua nga Janik Karrasko në pjesën e parë të ndeshjes, ndërsa madrilenët, të cilit kishin eliminuar klubin gjerman edhe në gjysmëfinalet e edicionit të kaluar, shpërdoruan një penallti me Griezman në minutën e 84 të sfidës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?