Vjen momenti i Brojës, sonte do të ketë një shans të artë

Fillimi i sezonit nuk ka qenë aspak i lehtë për Armando Brojën. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka marrë vetëm 65 minuta lojë në katër ndeshje, kryesisht në Carabao Cup, ndërsa në Premier League është aktivizuar vetëm për dy minuta në sfidën ndaj Liverpool-it.

Sot, megjithatë, mund të vijë momenti i kthesës. Trajneri Scott Parker pritet t’i japë besim duke e aktivizuar nga minuta e parë në ndeshjen e vlefshme për 1/16-at e Carabao Cup, kundër Cardiff-it.

Mediat britanike theksojnë se kjo përballje shihet nga stafi teknik si rasti ideal për Brojën, që të marrë ritmin e duhur dhe të rifitojë besimin. Një paraqitje e mirë mund të jetë hapi vendimtar për të siguruar më shumë minuta në javët e ardhshme dhe për të forcuar rolin e tij te Burnley.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?