Vlahovic drejt largimit nga Juventusi, “ankand” mes 3 klubeve të Premier League

 Dusan Vlahovic mund të largohet nga Juventusi gjatë merkatos së kësaj vere. Mediet italiane raportojnë se sulmuesi serb me shumë mundësi do të largohet nga bardhezinjtë, me këta të fundit që pritet të arkëtojnë 80 milionë euro për shitjen e Vlahovic.

Për sulmuesin kanë shfaqur interes tre klube të Premier League, me Newcastle, Manchester United dhe mbi të gjitha Chelsea, që duket se janë të gatshëm të paguajnë shumë për shërbimet e Vlahovic.

Këtë sezon futbollisti serb ka shënuar 14 gola në të gjitha kompeticionet, 10 prej të cilave në Seria A, shumë larg nga sezonet më të mira te Fiornetina.

SHKARKO APP