Vlahovic drejt largimit nga Juventusi, “Zonja” nis misionin për një tjetër bomber

Ardhja e Igor Tudor tek Juventus duket se i ka rikthyer buzëqeshjen sulmuesit serb Dusan Vlahoviç, i cili në sfidën e fundit ndaj Genoas u rikthye të vishte një fanellë si titullar.
Tekniku kroat beson tek sulmuesi serb, pasi edhe më herët kur drejtonte Lazion shprehu vlerësimin e tij maksimal për sulmuesin juventin. Megjithatë pavarësisht se parashikohet nga mediat italiane se Dusan Vlahovic mund të marrë më shumë minuta në dispozicion, se sa krahasuar me kohën kur “Zonjën e Vjetër” e drejtonte Motta, sërish duket se e ardhmja e serbit është e destinuar të jetë larg Torinos.
Arsenal dhe Neëcastle duket se për momentin janë skuadrat e vetme që mund të shpenzojnë miliona të mjaftueshme për të siguruar transferimin e Vlahoviç në ishull.
Megjithatë Giuntoli dhe stafi i tij kanë nisur punën për gjetjen e zëvendësuesit të serbit. Me Kolo Muani që pas përfundimit të huazimit 6 mujor pritet të rikthehet tek PSG, bardhezinjtë kanë nisur punën për afrimin e një bomber.
Victor Osimhen është më i pëlqyeri. 75 milionë euro kërkon De Laurentis, presidenti i Napolit për ta lënë të lirë sulmuesin nigerina, që aktualisht po luan si i huazuar në Turqi tek Gallatasaray. Juventus mund të tentojë një sakrificë ekonomike, por më parë duhet të mendojë të sigurojë një vend në Champions sezonin e ardhshëm.