Vlahovic: Dua të fitoj shumë trofe me Juventusin, ndihem si në shtëpi

Dusan Vlahovic, sulmuesi i Juventus-it, ka folur për formatin e Lega Serie A, në bashkëpunim me Italian Trade Agency, ‘Champions of Made in Italy’:
“Transferimi im në Torino ka qenë një ndryshim i madh për mua. Por nga dita e parë që kam ardhur këtu jam ndier si në shtëpinë time. Për mua dhe mendoj për çdo lojtar futbolli është gjithçka, jeta jonë.
Muzeu i Juventus-it është i mbushur me histori dhe trofe, mund të gjeni edhe fanellat e atyre lojtarëve me më shumë se 300 ndeshje dhe më pas stolin e famshëm nga ku ka nisur gjithçka. Sa herë që hyn këtu është emocionuese, mund të lexosh gjithçka për Juven, jam krenar që jam pjesë e këtij klubi dhe shpresoj të jem edhe unë në këtë
Pjesa më e rëndësishme e muzeut për mua është salla e trofeve, ka kompeticione që çdokush ka dëshirë t’i fitojë dhe janë edhe ëndrra ime. Do të punoj shumë për të fituar një ditë (e thotë duke parë Topin e Artë).
Të jesh pjesë e këtij klubi, qyteti dhe këtyre personave është e pabesueshme. Duhet të jesh tek Juventus për të kuptuar se çfarë do të thotë me të vërtetë. E dua Italinë, është si shtëpia ime. Jam i lumtur të jem këtu, kam shumë miq.
Është një kënaqësi të jem pjesë e kulturës italiane. Italia është speciale, qytetet, personat, kultura, futbolli. Shpresoj t’u jap shumë gëzime tifozëve të Juventus-it”, deklaroi Vlahovic.
KOHA JONË SONDAZH

