Vlahovic i jep fitoren e dytë Juventusit ndaj Genoas

Në javën e dytë të Serie A, Juventusi ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur Genoan me rezultatin minimal 0-1 në stadiumin “Marassi”.

Pjesa e parë u mbyll pa shumë emocione, me vetëm disa raste të rrezikshme pak para pushimit. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 73-të, kur Dusan Vlahovic realizoi me një goditje me kokë pas një krosimi perfekt nga Filip Kostic, duke mos i lënë asnjë mundësi portierit Leali.

Genoa tentoi të reagojë në minutat e fundit, por mbrojtja e rregullt e bardhezinjve dhe pritja vendimtare e Di Gregorio ndaj Ekuban, si dhe traversa e Masinit, vulosën suksesin e dytë radhazi për skuadrën e Tudor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë fitore, “Zonja e Vjetër” ngjitet në krye të renditjes me 6 pikë dhe asnjë gol të pësuar pas dy javëve të para të kampionatit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?