Vlahovic ka në mendje Barcelonën ose Bayernin, por ka një problem …

E ardhmja e Dusan Vlahovic mbetet ende e paqartë, ndërsa sulmuesi i Juventusit po vlerëson me kujdes hapat e radhës në karrierën e tij. Kontrata e 25-vjeçarit me bardhezinjtë skadon më 30 qershor 2026, gjë që i jep mundësinë të negociojë dhe të firmosë me një klub tjetër.

Sipas mediave italiane, mes klubeve që monitorojnë situatën është edhe Milani i drejtuar nga Massimiliano Allegri, por pista më e mundshme për sulmuesin serb duket të jetë jashtë Italisë.

Vlahovic shihet i tërhequr nga ideja për t’u testuar në La Liga ose në Bundesligë. Barcelona ka kontaktuar përfaqësuesit e tij për të kuptuar planet e lojtarit, megjithatë çdo lëvizje e katalanasve lidhet ngushtë me të ardhmen e Robert Leëandoëskit. Një tjetër destinacion që e josh sulmuesin është Bayern Munich, por që prej tetorit nuk ka pasur zhvillime konkrete në këtë drejtim. Në garë mbetet edhe Premier League, ndonëse kampionati anglez nuk konsiderohet si zgjedhja e parë e Vlahovic.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa i përket kërkesave financiare, sulmuesi kërkon një pagë rreth 10 milionë euro në sezon. Duke shtuar edhe komisionet për agjentin, kostoja totale për klubin që dëshiron ta transferojë do të arrinte të paktën në 15 milionë euro në vit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?