Vlahovic refuzon rinovimin me Fiorentinën, në prapaskenë qëndron … Juventusi

Dusan Vlahovic e sheh të ardhmen larg skuadrës së Fiorntinës. Sulmuesi i talentuar së fundmi ka refuzuar rinovimin e kontratës me klubin vjollcë, teksa ajo aktuale përfundon në vitin 2023. Presidenti Rocco Commisso rrëfen krejt situatën, duke u shprehur se lojtari do të japë maksimumin pavarësisht këtij fakti.

“U kam premtuar fansave që kur kam ardhur se do jem i sinqertë me ta dhe nuk do të bëj premtime që nuk mund t’i mbaj. Doja të flisja për rinovimin me Vlahovic. Fiorentina i bëri një ofertë shumë të rëndësishme, një kontratë që e bënte lojtarin më të paguar në historinë e klubit.

Oferta jonë është përmirësuar disa herë për të plotësuar kërkesat e Dusan dhe përfaqesusve të tij. Pavarësisht përpjekjeve tona, propozimi i rinovimit nuk u pranua.  Jam përpjekur të gjej një zgjidhje që të lumturojë djalin dhe klubin, por për fat të keq përpjekja jonë nuk është shpërblyer.

Swiss Digital Desktop Reklama

E vetmja gjë që na mbetet është që të respektojmë vullnetin e lojtarit dhe të gjejmë një zgjidhje të mundshme dhe të përshtatshme, që të vazhdojmë këtë sezon emocionues. Në çdo rast lojtari ka një kontratë të vlefshme për 21 muajt e ardhshëm dhe ne jemi të sigurt që ai do e ndihmojë skuadrën për të arritur objektivat me golat e tij.”, është shprehur presidenti i Fiorentinës. Juventusi përflitet se qëndron pas lojtari prej kohësh, teksa në verën e ardhshme mund të tentojë një goditje “alla Chiesa”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?