Vlahovic rikthehet në stërvitje te Juventusi, ja kur do të kthehet në fushë

Dusan Vlahovic është gati të rikthehet në fushë pas një periudhe të gjatë mungese për shkak dëmtimi. Sulmuesi i Juventus pësoi në fund të nëntorit një dëmtim të rëndë në bashkimin muskul-tendinë të aduktorit të gjatë të majtë, për të cilin iu nënshtrua edhe një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Sipas raportimeve, javën e ardhshme sulmuesi serb do të rikthehet në stërvitje me grupin. Stafi teknik do të menaxhojë me kujdes ngarkesat fizike, me synimin që lojtari të arrijë formën optimale për fazën vendimtare të sezonit.

Me ardhjen në pankinë të Luciano Spalletti, Vlahoviç kishte treguar shenja rikthimi në formën e tij më të mirë, përpara se të ndalej nga dëmtimi në ndeshjen kundër Cagliarit. Tani, me pak më shumë se dy muaj deri në përfundim të kampionatit, bardhezinjtë shpresojnë që ai të jetë faktori kyç në garën për vendin e katërt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aktualisht, Juventusi ndodhet katër pikë larg zonës Champions dhe sfida e së dielës në mbrëmje ndaj Romës konsiderohet vendimtare për objektivat sezonalë. Duke pasur vetëm një ndeshje në javë deri në fund, torinezët do të fokusohen maksimalisht në kampionat.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kontrata e Vlahoviç me Juventusin është drejt skadencës dhe e ardhmja e tij mbetet e paqartë. Megjithatë, orët e fundit flitet për një mundësi të re për rinovim, edhe pse me kushte financiare më të ulëta krahasuar me pagën aktuale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?