Vlera monetare e medaljes së artë olimpike që mori Majlinda Kelmendi
Ka kaluar java e parë e lojrave olimpike, ”Rio 2016”, ku përveç skandaleve dhe rekodreve të vendosura, janë dhënë çmime, të cilat këto të fundit, i rrisin vlerat një sportisti. Shqipëria deri mëtani ka fituar një medalje të artë, kjo falë kampiones së xhudos në botë, Majlinda Kelemendi.
”E arta” Kelmendi fitoi medaljen por çfarë vlere ka ajo në fakt. Për këtë, revista amerikane Forbes, ka bërë një hulumtim për vlerën monetare të medaljeve të arta, të argjendta e të bronzta, që po ndahen në Lojërat Olimpike në Rio. Megjithëse asnjëra prej tyre nuk është vetëm ar i pastër, argjend apo bronz, por që kanë një vlerë reale, të përcaktuar në treg.
Medaljet e argjendta, të cilat përbëhen me 93% argjend, nga ku 30% është argjend i ricikluar nga sende dhe 7 % përbëhet nga bakri, më një vlerë monetare 260.4 dollarë. Medaljet e bronzta janë kryesisht të përbëra nga bakri dhe në lojërat olimpike të 2012 vlera monetare e tyre ishte më pak se 5 dollarë. Nëse e gjithë medalja do të ishte prej ari do të vlerësohej gati $ 22,000.
Forbes risjell në kujtesën tonë se ka qenë viti 1912, hera e fundit që u dha medalje e gjitha në ar.
Por sa ofrojnë shtetet për sportistët e tyre? Forbes ka publikuar një listë, ku bën evidente, çmimet që ofron secili shtet për sportistët e tyre, nëse ata ja dalin që të rrëmbejnë çmime.
Azerbajxhani ofron 510.000 dollarë për sportistin që do të rrëmbejë një medalje të artë, Rusia 135.000 dollarë dhe Tajlanda 314.000 dollarë. Edhe Kina është e njohur për shpërblimet e saj për fituesit, ku përveç çmimeve, ka ofruar edhe apartamente, makina ose dhe të dyja bashkë. Në anën tjetër ka dhe vende si Mbretëria e Bashkuar, që nuk ofrojnë shpërblime shtesë për fituesit.
KOHA JONË SONDAZH

