Vlerësimet për shqiptarët e Serisë A!
Në mesjavë shumë kampionate europiane zhvilluan rikuperimin e ndeshjeve të javës që u ndërpre për shkak të takimeve të përfaqësueseve, ndërsa mes tyre ishte edhe kampionati italian, ku militon një koloni e madhe e lojtarëve të përfaqësueses kuqezi. Ja edhe vlerësimet e tyre sipas mediave të gadishullit Apenin.
Etrit Berisha, nota 6
Gardiani i portës së Kombëtares ka pësuar një tjetër humbje me Atalantën, por nuk është fajtor te goli i pësuar. Paraqitja e tij ka qenë mbi nivelin mesatar duke ruajtur mirë zonën e duke bllokuar rrezen në disa raste. Në momentin e golit nuk mund të bëjë asgjë.
Tomas Strakosha, nota 5.5
Preferohet ndaj portierit tjetër, Vargicc, për të zëvendësuar Marketin e dëmtuar. Është pak i pasigurtë në fillim. Reagon mirë ndaj devijimit të Bastosit. Nuk ka se ccfarë të bëjë te golat e pësuar.
Ledian Memushaj, nota 6.5
Shqiptari që ka luajtur më mirë këtë javë në Serinë A. Mesfushori i Peskarës ka qenë më i vlerësuari në ekipin e tij në përballjen ndaj Torinos. Truri i mesfushës së Peskarës ka bërë një shpërndarje të mirë topash, por ka kërkuar dhe të depërtojë në zonë për të arritur të gjuajë drejt portës së Xho Hartit.
Rey Manaj, nota 5
Lojtari shqiptar më pak i vlerësuar në Serinë A këtë mesjavë. Sulmuesi nga Lushnja u aktivizua në fushë në minutën e 62-të, ndërsa mediat italiane janë treguar të ashpra me të. Luan keq dhe nuk arrin asnjëherë që të bëjë diferencën.
KOHA JONË SONDAZH

