Vllaznia drejt shkarkimit nga Vllaznia, ja kush pritet të emërohet në vend të tij

Edi Martini pritet të mos jetë më trajner i Vllaznisë. Drejtuesit shkodranë kanë vendosur të shqyrtojnë ndërprerjen e bashkëpunimit me teknikun, pas rezultateve negative në javët e para të sezonit.

Vllaznia ka grumbulluar vetëm 2 pikë në pesë ndeshje, rezultat që e ka lënë skuadrën në fundin e renditjes së kampionatit. Situata ka shtyrë drejtuesit të mendojnë për një ndryshim në stol, ndërsa ndërprerja e kampionatit u ka dhënë mundësinë për të marrë një vendim dhe për të gjetur një zëvendësues.

Megjithatë, deri në këto momente nuk ka ende një konfirmim zyrtar për largimin e Martinit. Martini mori drejtimin e Vllaznisë në maj të vitit 2025, me objektivin për ta rikthyer skuadrën te titulli kampion. Sezonin e kaluar, shkodranët arritën deri në “Final Four”, por nuk e realizuan objektivin madhor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këtë verë, Vllaznia pësoi ndryshime të rëndësishme në përbërjen e skuadrës, ndërsa rezultatet e fillimit të sezonit kanë qenë larg pritshmërive. Nëse largimi i Martinit zyrtarizohet, një nga emrat kryesorë për ta marrë drejtimin e Vllaznisë është Zekirije Ramadani. Trajneri shqiptar nga Maqedonia e Veriut aktualisht është pa klub, pasi u nda nga Drita gjatë verës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ramadani ka një eksperiencë të konsiderueshme në futbollin shqiptar. Ai ka drejtuar më herët ekipe si Flamurtari dhe Egnatia, ndërsa me Dritën u shpall kampion i Kosovës dhe sezonin e kaluar drejtoi skuadrën në fazën e grupeve të Conference League.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?