Vllaznia e vajzave fiton kampionatin. Shkodranët triumfojnë prej 10 vitesh radhazi

Këtë të hënë, ekipi i vajzave të Vllaznisë fitoi për të 10-in vit radhazi kampionatin e futbollit. Ky sezon ishte me më shumë rivalitet pasi titulli u vendos në javën e fundit në ndeshjen direkte me Tiranën.

Shkodranët fituan 3-0, duke treguar forcë në fushën e lojës. Vajzat kuqeblu e mbyllën kampionatin me 54 pikë me 18 fitore radhazi dhe 127 gola të shënuar, dhe vetëm 1 të pësuar.

Këtë sezon Tirana ka qenë rivale e fortë duke humbur vetëm dy herë, pikërisht në përballjet me Vllazninë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?