Vllaznia eliminohet me fitore të “hidhur”, Egnatia prish ëndrrën te penalltitë

Egnatia është eliminuar mes spektaklit në”Elbasan Arena”, teksa vendimtare do të ishin penalltitë, pasi koha e rregullt u mbyll 2-2 dhe në shtesë përfundoi ndeshja në shifrat 4-4.

Egnatia zhbllokon menjëherë sfidën me Fernandon, por miqtë kundërpërgjigjen pak minuta më vonë me Eza, që shënon golin e barazimit. Rrogozhinasit nuk demoralizohen dhe mbyllin pjesën e parë në avantazh falë golit të shënuar nga Kasa.

Egnatia mundohet që të administrojë avantazhin në pjesën e dytë, por armenët barazojnë me Castanheira. Pavarësisht përpjekjeve të të dyja skuadrave, koha e rregullt përfundon në barazim 2-2.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në shtesë kishte jo pak emocione, Duamena kalon në avantazh Egnatian, por armenët përmbysin gjithçka duke shënuar 2 gola. Është sërish Duamena ai që shënon për rrogozhinasit dhe barazon shifrat në 4-4. Ruleta e penalltive i buzëqesh Ararat-Armenias, që tregohet më e saktë nga pika e bardhë dhe kualifikohet në turin tjetër.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vllaznia fitoi 1-0 ndaj Linfield në “Loro Boriçi”, por ky rezultat e eliminoi në Conference League pas humbjes 3-1 në Irlandën e Verut. Bekim Balaj shënoi golin e fitores në minutën e 54-t, duke realizuar shumë bukur me kokë. Kuqeblutë pretenduan në të paktën dy raste për penallti, por arbitri azer vijoi lojën në të dy rastet.

Skuadra e Memellit insistoi deri në sekondat e fundit, por nuk ia doli të shfrytëzonte rastet e krijuara.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?