Vllaznia feston mes tensionit, shkodranët fitojnë “klasiken” ndaj Tiranës

Vllaznia ka fituar klasiken e futbollit shqiptar. Shkodranët triumfuan minimalisht 1-0 ndaj Tiranës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në Superiore.

Kuqeblutë e Qatip Osmanit, iu falën një goli të shënuar nga Bekim Balaj në pjesë e parë me penallti. Në pjesën e dytë, Tirana ishte më kërkuese, duke iu afruar golit në disa raste, por nuk ia dolën ta dërgojnë dot topin në rrjetë.

Mbrojtësi Esin Hakaj u përplas me arbitrin Cjapi dhe u ndëshkua me karton të kuq. Me këtë fitore, Vllaznia ngjitet në vendin e katërt me 23 pikë, po aq sa edhe Tirana e vendit të tretë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?