Vllaznia fiton klasiken ndaj Tiranës, Shehi e rinis me humbje

Klasikja e futbollit shqiptar në “Loro Boriçi” foli për Vllazninë. Skuadra shkodrane triumfoi me rezultatin 3-1 ndaj Tiranës, në sfidën e javës së 26-të, duke konfirmuar momentin pozitiv dhe pretendimet për kreun e renditjes.

Atmosfera në Shkodër ishte elektrizuese që në start, me mbështetjen e zjarrtë të tifozëve vendas. Megjithatë, ishte Tirana ajo që goditi e para. Në minutën e 26-të, pas një kundërsulmi të shpejtë, Redon Xhixha gjeti rrugën e rrjetës dhe kaloi bardheblutë në avantazh, duke heshtur përkohësisht stadiumin.

Reagimi i Vllaznisë erdhi shpejt. Vetëm gjashtë minuta më pas, Bismark shfrytëzoi një moment të mirë në zonë dhe riktheu baraspeshën, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej në shifrat 1-1.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fraksioni i dytë nisi më mirë për vendasit, të cilët përmbysën rezultatin menjëherë pas rifillimit. Një devijim i pafat i Cortes përfundoi në portën e tij, duke i dhënë avantazhin skuadrës shkodrane. Në minutën e 71-të, kapiteni Bekim Balaj vulosi suksesin nga pika e bardhë e penalltisë, duke çuar shifrat në 3-1.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me këtë fitore, Vllaznia rikthehet te suksesi dhe kryeson renditjen me 51 pikë, ndërsa Tirana mbetet në vendin e nëntë me 21 pikë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?