Vllaznia fiton ndaj Egnatias kryesuese, i bashkohet Partizanit në vendin e dytë
Vllaznia vijon formën e mirë duke marrë një fitore 2-1 ndaj Egnatias kryesuese. Skudra shkodrane kaloi e para në avantazh me Balajn, që shënoi në minutën e 3-të, pas një gabimi në zonën e Egnatias.
Rrogozhinasit ia dolën të barazojnë shifrat, falë një supergoli të shënuar nga Edison Ndreca, në minutën e 27-të.
Në minutën 54-t, ishte Gruda që riktheu avantazhin e vendasve. Në fund, Vllaznia ishte me fat, pasi gjuajtja e Montenegro, u ndal te shtylla.
Me këtë fitore, Vllaznia mbetet në vendin e tretë, me 40 pikë, po aq sa edhe Partizani i vendit të dytë, ndërsa Egnatia mbetet në krye, me 8 pikë më shumë.
KOHA JONË SONDAZH

