Vllaznia fiton super duelin ndaj Partizanit, vendos një gol i Kastratit

Vllaznia ka arritur një fitore të rëndësishme ndaj Partizanit, duke triumfuar minimalisht 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të të Kategorisë Superiore. Suksesi i shkodranëve i ngjit ata në krye të renditjes, duke e bërë edhe më interesante garën për titull.

Goli i vetëm i takimit u shënua nga Lirim Kastrati në minutën e 32-të, pas një aksioni të ndërtuar bukur me Sherif Kallakun. Sulmuesi u tregua i saktë përpara portës, duke i dhënë skuadrës së tij tre pikë mjaft të vlefshme.

Pas golit, Partizani tentoi të reagojë, por u përball me një mbrojtje të organizuar mirë nga kuqeblutë, duke e pasur të vështirë të krijojë raste të pastra shënimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Falë kësaj fitoreje, Vllaznia ngjitet në vendin e parë me 39 pikë, po aq sa Egnatia, e cila zbret në vendin e dytë për shkak të golavarazhit. Nga ana tjetër, Partizani regjistron humbjen e katërt në pesë ndeshjet e fundit dhe mbetet në vendin e pestë me 26 pikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?