Vllaznia kualifikohet në finalen e titullit, Balaj mund Dinamon

Vllaznia ka siguruar një biletë për finalen e madhe të titullit kampion, pas një fitoreje të merituar 2-1 ndaj Dinamos në “Arenën Kombëtare”. Shkodranët bënë diferencën në pjesën e parë, ku protagonist absolut ishte Bekim Balaj, i cili realizoi dy herë nga pika e bardhë e penalltisë, duke i dhënë ekipit të tij avantazhin e nevojshëm për kualifikim.

Dinamo u zgjua në fraksionin e dytë, ku arriti të ngushtojë shifrat me një gol të shënuar nga Mandela dhe krijoi disa mundësi të tjera për barazim, por pa arritur t’i konkretizonte. Përpjekjet e tyre nuk mjaftuan për të ndryshuar fatin e ndeshjes.

Me këtë sukses, Vllaznia bëhet skuadra e parë finaliste dhe do të presë me qetësi për të mësuar rivalin që do të dalë nga dueli mes Egnatias dhe Partizanit. Një tjetër hap i rëndësishëm për shkodranët në rrugën drejt titullit kampion.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?