Vllaznia mbush arkën si asnjëherë tjetër
Vllaznia ka humbur dy titullarë të padiskutueshëm, si Geralb Smajli dhe Rejan Alivoda. Klubi shkodran ka spikatur, pasi përfitoi 300 mijë euro nga shitja e kartonit të tyre. Një shumë e arkëtuar, që nuk është dëgjuar më parë te “kuqeblutë”. 100 mijë euro derdhi Ballkani, pasi përfitoi shërbimet e mbrojtësit Smajli. Për mesfushorin Alivoda është paguar 200 mijë euro nga Ittihad Kalba. Vllaznia e ka nisur mjaft mirë sezonin aktual ku kujtojmë se janë të vetëm në vendin e parë.