Vllaznia merr fitoren e pestë radhazi, kurse Egnatia me 2 pikë para

Vllaznia ka arritur të marrë fitoren e pestë radhazi në Kategorinë Superiore duke mposhtur këtë të hënë Skënderbeun në Korçë.

Ndeshja u vendos nga një gol i realizuar me penallti nga kapiteni Bekim Balaj në minutën e 71-të. Me këtë fitore, tashmë shkodranët kanë shkuar në kuotën e 49 pikëve, vetëm dy më pak se Egnatia kryesuese e Kategorisë Superiore.

Ndeshja tjetër e kësaj të hënë, ajo mes Dinamos dhe Teutës, është shtyrë për shkak të terrenit të rënduar si pasojë e reshjeve të dendura të shit të rëna në qytetin bregdetar të Durrësit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?