Vllaznia nderon Nasser Al-Khelaifin në mbledhjen historike të ECA në Shqipëri
Vllaznia mori pjesë në takimin e Shoqatës Europiane të Klubeve (ECA), i drejtuar nga CEO-ja Nasser Al-Khelaifi, i cili për herë të parë është zhvilluar në Shqipëri në kuadër të mbledhjes së përbashkët me UEFA-n.
Klubi shkodran e ka cilësuar këtë ngjarje si një moment historik për futbollin europian dhe një mundësi të madhe për klubet shqiptare, të cilat morën pjesë në diskutime me përfaqësues të rëndësishëm të futbollit kontinental.
Në shenjë respekti dhe miqësie, presidenti i Vllaznisë i dhuroi Al-Khelaifit fanellën kuqeblu të klubit, ngjyra që lidhen edhe me ato të Paris Saint-Germain. Fanella u shoqërua me një mesazh të posaçëm, të shkruar në krah të saj.
Ky gjest u prit me shumë vlerësim dhe u konsiderua si simbol i afrimit të futbollit shqiptar me skenën europiane.


KOHA JONË SONDAZH

