Vllaznia në shitje, Senida Mesi sulmon Ademin dhe PD: Doli nga duart e manipulimit partiak
Deputetja socialiste Senida Mesi ka reaguar pas vendimit të Këshillit Bashkiak për të privatizuar klubin e Vllanizë.
Në një postim në facebook, ajo nuk ka kursyer ironinë dhe sulmin ndaj kryebashkiakes Volta Ademi dhe PD-së.
Mesi: Sonte Këshilli Bashkiak Shkodër mori një vendim të rëndësishëm.Keshilltaret socialist i thonë PO, hapjes së procesit për privatizimin e Klubit të futbollit Vllaznia! Më në fund po fillon procesi i heqjes nga duart e manipulimit partiak dhe keqmanaxhimit të taksave të shkodranëve nga Bashkia & PD Shkodër.Vllaznia uroj ti kthehet shpejt vetëm shkodranëve dhe tifozerisë.
Me vendim unanim, Këshilli Bashkiak i Shkodrës miratoi nxjerrjen në ankand të aksioneve të klubit Vllaznia me një çmim fillestar prej 508 milion lekësh të vjetra.
Pati edhe këshilltarë që e kundërshtuan këtë shumë, por shumica e mbrojti duke patur parasysh që klubi ka një borxh të lartë të akumuluar në Tatime që shkon gati 2 miliard lekë.
Tashmë hapet një faqe e re në historinë e klubit shkodran, teksa do të nisë një proces shumë i rëndësishëm, ku biznesmenët e interesuar për të blerë Vllazninë, do të përfshihen në një ankand, e më pas bashkia do të vendosë se kujt do t’i japë klubin me 100 % të aksioneve.