Vllaznia nuk toleron më gafat e Sherrit, transferon një portier nga Maqedonia e Veriut
Klubi i Vllaznisë ka njoftuar sot se ka arritur akordin me portierin nga Maqedonia e Veriut, Andreja Efremov, i cili do të jetë pjesë e shkodranëve deri në fund të këtij sezoni.
Gardiani 27-vjeçar është federuar në listën e skuadrës B dhe sipas rregullores së FSHF-së, mund të luajë me skuadrën e parë menjëherë pasi të ketë debutuar me Vllazninë B.
Efremov ka veshur fanellat e skuadrave si Renova, Rabotnicki, Metalurg Skopje, etj., ndërsa ka provuar edhe përvoja jashtë vendit, si me portugezët e Famalicaos dhe bullgarët e Lokomotivës së Sofies.
Të premten e kaluar, Vllaznia u mposht nga Tirana pas një pasigurie të portierit të ri Alen Sherri, i cili rrezikon të mbetet në stol për një kohë të gjatë.