Vllaznia ruan diferencën

Vllaznia po mban prej javësh të pandryshuar diferencën me ndjekësit. Barazimi pa gola me Partizanin e la 9 pikë. Prej kohësh në Shkodër mendojnë se titulli do të kthehet në qytet ku mungon prej 20 vitesh, megjithatë futbollistët kuqeblu qëndrojnë me këmbë në tokë.

“9 pikë nuk janë as shumë as pak, por duhet të vazhdojmë me këtë ritëm. Normalisht që ekipet kanë përballje direkte. Ne kemi 2 ndeshje shtëpi dhe kemi mundësi ta thellojmë më shumë diferencën”, tha Gurishta.

“Deri sa matematikisht nuk na lejon të flasim është ende larg”, u shpreh Adili. Java e ardhshme do të mbyllë fazën e dytë dhe gjysmën e kampionatit. Vllaznia do të presë Laçin në “Loro Boriçi”, ekipi që ka marrë më shumë pikë pas skuadrës kryesuese për 2021.

SHKARKO APP