Vllaznia “shuplakë” Skënderbeut, Dinamo triumfon ndaj Teutës

Vllaznia triumfoi me rezultat të thellë 5-0 ndaj Skënderbeut, në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në Superiore.  Shkëlqeu në këtë përballje, Ildi Gruda, i cili realizoi 3 gola, ndërsa rrugën e rrjetës e gjeti edhe Bekim Balaj.

Në fundin e takimit, një autogol i Frashërit, vulosi shifrat në 5-0. Me këtë fitore, Vllaznia mban vendin e tretë me 26 pikë, ndërsa Skënderbeu zbret në vendin e gjashtë me 22 pikë.

Dinamo mori një fitore shumë të rëndësishme, teksa mposhti me rezultatin 2-1 Teutën, në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në Superiore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të tri golat e sfidës, u shënuan në pjesën e parë, ku protagonist ishte Lorenco Vila, i cili i shënoi dopietë skuadrës së tij. Golin e vetëm për Teutën e shënoi Daci në minutën e 35-të. Me këtë fitore, Dinamo ngjitet në vendin e pestë me 22 pikë, ndërsa Teuta mban vendin e fundit me 16 pikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?