Vllaznia triumfon me përmbysje klasiken ndaj Tiranës, super Balaj shkëlqen me dopietë
Vllaznia triumfoi 2-1 në klasiken e futbollit shqiptar, pasi mposhti Tiranën me përmbysje.
Në “Loro Boriçi”, Haxhiu zhbllokoi rezultatin në minutën e 14-të, me një supergol, duke i dhënë avantazhin Tiranën.
Megjithatë në pjesën e dytë, një super Bekim Balaj vendosi fatin e këtij takimi. Shkodrani barazoi shifrat në minutën e 51-të, ndërsa në të 85-ën kompletoi dopietën personale dhe përmbysjen për kuqeblutë.
Vllaznia ngjitet në vendin e dytë me 34 pikë, po aq sa edhe Dinamo kryesuese. Tirana mban vendin e parafundit me vetëm 18 pikë.