Napoli i Contes rrezikon penalizim me -3 pikë, ja arsyeja

Napoli që për momentin udhëheq renditjen e Serie A, rrezikon një penalitet prej 3 pikësh, për çështje që në fakt nuk kanë aspak lidhje me fushë. Sipas mediave italiane, Napoli paraqiti dhe më pas tërhoqi ankesën ndaj zgjedhjes së Ezio Simonellit si president i Lega Serie A.

Dhe, për këtë arsye, pasi ka shkelur klauzolën e arbitrazhit, klubi napoletan rrezikon një dënim me tre pikë. Napoli, duke paraqitur dhe tërhequr më pas, nëpërmjet presidentit De Laurentiis, apelimin ndaj zgjedhjes së Simonellit, do të kishte shkelur “kufizimin e të drejtës” në Kodin e Drejtësisë Sportive, neni 34.

Këtij sanksioni mund t’i shtohet edhe gjoba nga 20 mijë deri në 50 mijë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?