Vllaznia triumfon me përmbysje spektakolare ndaj Dinamos

Vllaznia përmbys Dinamon me shifrat 3-1 në Shkodër, duke marrë një sukses shumë të rëndësishëm. Të parët që realizuan ishin dinamovitët. Denisson Silva krijoi iluzionin se skuadra e Mehmetit do të mund të dilte me pikë nga kjo ndeshje, por nuk ndodhi kështu.

Coba i hapi rrugë fitores vendase, me golin e tij në minutën e 11-të. Gruda shënoi golin e dytë për Vllazninë, duke çuar topin pas shpinës së portierit Sali.

Në pjesën e dytë djemtë e Qatip Osmanit vendosën në kasafortë 3 pikët, me Balaj që u koordinua mirë me kokë në minutën e 54-të. Dinamo u përpoq që të bënte diçka në fundin e sfidës, por u ndal vetëm nga shtylla. Vllaznia tashmë ka 20 pikë, ndërsa Dinamo ka 19 pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?