Vrasja e shefit të ultrasve të Lacios me plumb në kokë, nën hetim lidhja me mafien shqiptare
Diten e marte është vrarë shefi i ultrasve të Lazios, në “Parco degli Acquedotti” në Romë. Viktima quhet Fabrizio Piscitelli, i njohur si diabolik, figurë mjaft popullore në botën e tifozëve të klubit bardhekaltër.
Policia italiane ka nisur hetimet dhe sipas tyre, vrasësi iu afrua nga pas dhe i shkrepi armën në kokë, ndërsa sipas një dëshmitari ishte i veshur me kostum sportiv. Viktima ishte i ulur në një stol, me sa duket për të pritur dikë në takim.
Sipas një dëshmitari, pasi e qëlloi me armë në kokë, autori iku me vrap ndërkohë që pak metra më tutje e priste një tjetër person. “Leggo.it” raporton se një nga shkaqet e vrasjes mund të jetë trafiku i drogës dhe lidhjet e tij me mafien shqiptare, për të futur sasi të mëdha droge në vend.
Burimi Leggo.it
/M.Noka-Koha Jone/