Vrau të dashurën, dënohet me burg të përjetshëm futbollisti

Ish-futbollisti italian Giovanni Padovani është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e ish-së dashurës së tij, Alessandra Mateuzzi. Gjykata e Bolonjës e ka shpallur fajtor Padovanin për ngjarjen e ndodhur më 23 gusht 2022 pranë shtëpisë së ish-çiftit.

Gjyqtari i çështjes, Domenico Pasquariello, e ka marrë vendimin pas vetëm dy orësh, pavarësisht përpjekjeve të ish-futbollistit dhe modelit për të justifikuar krimin.

Lojtari i atëhershëm i Sancataldese të Serie D e plagosi gruan duke e shkelmuar, grushtuar dhe goditur me një çekiç, me një shkop bejsbolli dhe në fund me një stol që e mori nga një kopsht aty pranë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?