Vuajti 6-8 orë në dhomën e tij i vetëm, del autopsia për vdekjen e Maradonës

Mediat argjentinase kanë dhënë detaje mbi ekspertizën që i është bërë trupit të Diego Armando Maradonës pas vdekjes dhe, sipas tyre, legjenda e futbollit nuk ka vdekur menjëherë, por pas 6-8 orësh agoni. Gjithashtu, në organizëm nuk janë gjetur gjurmë alkooli apo droge, por ilaçe të ndryshme.

Ky informacion është i rëndësishëm në çështjen penale të hapur nga avokati i Maradonës, i cili pretendon se klienti i tij vdiq si pasojë e neglizhencës mjekësore

“Ekspertiza na tregoi se Maradonës i jepnin ilaçe, por nuk e mjekonin për problemet që kishte me zemrën”, tha për “Telam”, avokati Matias Morla.

Autopsia përcaktoi se heroi i Argjentinës në Botërorin e vitit 1986 vdiq nga problemet me mushkërinë dhe zemrën.

SHKARKO APP